ERZENI 3–3 KUKËSI (Blazevic 22′, 64′, Ademi 79′ / Reçi 77′, Solodovnicov 83′, Fejzaj 86′)
Erzeni ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Shijakasit barazuan 3-3 ndaj Kukësit, duke mbyllur kështu edhe matematikisht shanset e skuadrës shijakase për të qëndruar në Superiore.
Skuadra e Deliallisit e nisi mirë, duke shënuar tre herë, por më pas gaboi gjithçka. Verilindorët nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në 3-3.
Ky barazim, i dërgon të dyja ekipet në Kategorinë e Parë, me Kukësin që mban vendin e fundit dhe Erzeni në vendin e parafundit me 32 pikë.