Saturday, May 18, 2024

Tirana zhgënjen ndaj Laçit, Teuta fiton me Egnatian

Lexo

LAÇI-TIRANA 1-0 (58′ Prodani)

Laçi ka fituar minimalisht, me rezultatin 1-0 përballë Tiranës brenda në Kurbin, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të Abissnet Superiore.

Takim që nuk pati shumë raste nga ana e secilës skuadër, por që mund të themi që vendasit ishin më kërkues dhe këtë gjë e tregoi shumë mirë edhe goli i realizuar nga Peposhi në minutën e 62-të të sfidës. Bardhezinjtë kishin një mundësi shumë të mirë me Sobouejllin për të dyfishuar rezultatin por që u ndal nga traversa. Një Tiranë tepër e dobët që nuk pati një rast konkret shënimi dhe tashmë ja vështirson pozitat vetes.

Me këtë fitore, Laçi mbetet në vendin e tetë me 42 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana në të gjashtin me 46 pikë dhe tani bardheblutë më shumë duhet të shqetësohen që të mos bien nga kategoria se sa të kapin “Final 4”.

TEUTA 1–0 EGNATIA (Jazxhi 11′)

Një gol i shënuar që në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Egnatias, i ka mjaftuar Teutës për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për të qëndruar jashtë zonës së play-out.

Në krahun tjetër, Egnatia kryesuese, u mposht 1-0 nga Teuta. Një gol i shënuar që në në minutën e 11-të nga Jazxhi ndaj Egnatias, i ka mjaftuar Teutës për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për të qëndruar jashtë zonës së play-out.

Rrogozhinasit mbajnë vendin e parë me 60 pikë, 2 më shumë se Vllaznia, ndërsa Teuta mban vendin e shtatë me 44 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img