Tuesday, November 26, 2024

Ndihmëstrajneri bardheblu Sebino Plaku, analizon humbjen me Teutën, 2-1

Lexo

Humbja e pësuar me Teutën në transfertë për javën e 32-të e ka ngarkuar jo pak emocionalisht trajnerin e Tiranës, Orges Shehi. Ishte kjo arsyeja që Shehi vendosi të mos dalë në konferencë për shtyp duke ia deleguar këtë të drejtë kolegut të tij, Sebino Plaku.

“Mendoj se nuk ka ndryshuar shumë, përveç faktit se sot ndeshja mori rëndësi të veçantë për shkak të situatës së dy ekipeve. E dinim se si do të përballeshim me Teutën, është ekip që është emotiv, i lidhur me ngjarjet e situatat. Në momentin më të mirë tonin pësuam gol dhe më pas ishte shumë e  vështirë të kishte rrjedhshmëri, lojë të rrjedhshme se kishte ndalesa shumë. Kjo na penalizoi goxha.

Mungesat? Janë lojtarë titullarë, të rëndësishëm, që Tirana ka vuajtur këtë vit pjesën e organikës së plotë dhe dashje pa dashje ka ndikuar në aspektin psikologjik. U munduam ta kalonim gjatë 90 minutave. Synimi ka qenë të kishim kontingjent lojtarësh të plotë, por gjithë sezoni ka qenë me mungesa, ndoshta edhe pa vullnetin tonë. Por do të përgatitemi me ata që kemi, për lojtarët në ndeshjen e radhës në Kupë, por edhe në derbi.

Kjo ndeshje është diçka që të gjithë presin. Derbi ka një rëndësi edhe më të madhe se varen fatet e sezonit për të dy ekipet, ndaj mendoj se është kulmi i kampionatit.

Ishte mungesë përqendrimi te goli i parë, ishte e vështirë të parashikohej vazhdimi, se u bë e vështirëë me ndalesat dhe na ndikoi kjo mënyrë se si u përball me ekipin. Edhe rasti i futbollistit me karton të kuq na ndikoi se ishte moment vendimtar në lojë. Gjithë këto pengesa, nuk arritëm të shpreheshim asnjëherë në më të mirën tonë përveç pjesës së parë ku kishim vazhdimësi.

Kjo ndeshje do na jepte qetësi për derbin, por ishim përgatitur për gjithçka. Tani derbi është një mundësi për të treguar që ekipi i Tiranës po shkon të përballet me një ekip si Partizani që janë në kulmin e tyre. Ne e kemi arritur këtë falë shumë sakrificave dhe mendoj se kjo na motivon më tepër. Kjo tregon se çdo ekip që kemi përballë është super i motivuar me ne.

Mungesa e Shehit para kamerave? Është moment që e vendosi trajneri në këtë mënyrë. Është shpërndarje e ngarkesave. Ai kishte më të madhen gjatë 90 minutave, unë po marr përsipër atë pas 90.

Edhe të ishim 5 pikë larg, derbi të imponon përqendrimin maksimal për të marrë më të mirën në 90 minuta. E vetmja gjë që na shqetësoi është sa i përket organikës. Te Tirana ka pasur shumë ngjarje gjatë kampionatit, dhe situatat e ngjarjet e kanë forcuar më tepër dhe kjo është arma e Tiranës”, tha Plaku për “Oversport” pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img