Friday, April 19, 2024

Festë te Partizani. Fitorja ndaj Kukësit, dhe humbja e Tiranës, lumturon të kuqtë. Gara për titull, e hapur!

Lexo

Partizani-Kukësi    3-1

(Shënues: V. Da Silva (P) 25′, 59′, Atanaskoski 28′ / Gj. Taipi (P) 9′)

Partizani:Rexhepi,Telushi,Preka,Menish(Gueie),Hadroj,Matondo,Murataj(Bilali),Rrapaj(Hoti),Atanaskoski,Da Silva(Cara),Mba(Mensah). Trajner:Xhovani Kolela

Kukesi:Halimi,Lamçe(Dragoshi),Ebert,Bytyçi,Ndreca,Abdu(Basha),Momoh(Sula),Gj.Taipi, Delimedac(Sh.Taipi),Barbosa(Ovusu),Rashiti. Trajner:Rrahman Hallaçi

Gjyqtar:Juxhin Xhaja(Tirane),Elvis Gjoka(Lezhe),Erind Burgu(Fushe-Kruje),Dorjan Maletaj(Tropoje) Var:Albert Doda(Tirane) Avar:Rejdi Zajimi(Tirane)

Partizani mundi sot Kukesin me rezultatin 3 me 1. Nje fitore kjo qe i jep tre pike shume te rendesishme. Por, se bashki me gezimin e fitores, ne kampin e kuq ka feste edhe per humbjen e rivalit kryesor Tirana duke e bere edhe me te bukur dhe interesante luften per titull.

Ndeshja

Nis me malore ndeshja per Partizanin dhe qe ne minuten e 8-te ka penallti per Kukesin. Xhaja akordon 11-metersh pas nje topi te prekur me dore nga Menish. Tek topi afrohet Gj.Taipi qe nuk gabon nga pika e bardhe e penalltise.

Pergjigjet Hadroj qe provon me nje gjuajtje brenda zones por ndalet nga kembet e Bytyçit. Eshte Rrapaj qe provon me nje gjuajtje nga distanca tentativa e se cilit ndalet pa probleme nga Halimi. Rrapaj dhe Ndreca luftojn per topin dhe Xhaja fillimisht akordon faull per verilindoret por me pas ai thirret nga sistemi Var per te par pamjet. Pas rishikimit ka penallti per Partizanin te cilin e mer persiper Da Silva i cili shenon golin e barazimit.

Nuk kalon shum nga goli i barazimit dhe eshte Da Silva qe provon me nje gjuajtje brenda zones por Halimi e ndal. Topi me pas rikthehet te Atanaskoski i cili me koke gjen rrjeten duke permbysur shifrat ne favor te Partizanit.

Rashiti provon me nje gjuajtje me te majten nga distanca por Rexhepi e kontrollon pa problem. Da Silva provon nga goditja e denimit dhe gjen vetem rrjeten e jashtme. Me permbysjen e Partizanit me shifrat 2-1 mbyllet pjesa e pare.

Dhe e dyta nis me ritem te kenaqshem dhe eshte Partizani qe pretendon nje penallti me Rrapaj qe rrezohet ne zone dhe pretendon per penallti por Xhaja nuk e shikon te tille gje e cila konfirmohet dhe nga sistemi Var.

Mba provon te kaloj Ebert dhe pretendon per nje top te prekur me dore por loja vazhdon. Vula perfundimtare e ketij takimi vjen ne minuten e 59 dhe eshte Mba qe provon me nje gjuajtje por topi shkon te Da Silva dhe ku i fundit nuk gabon nga shume afer portes duke shenuar golin e trete dhe te dytin personal.

Ebert provon nga shume afer portes por tentativa e tij ndalet nga Rexhepi. Mba kombinohet bukur me Muratajn dhe ky i fundit provon me nje top te ngritur ndaj portierit por topi largohet nga Bytyçi ne momentin e fundit. Matondo provon me nje gjuajtje potente nga distanca por tentativa e tij shkon jashte.

Dhe me kete aksion mbyllet gjithe takimi ne “Arena e Demave” Partizani-Kukesi 3-1. Me Kukesin qe po humbet terrren dhe nje Partizan qe shikon ti afrohet kreut te klasifikimit me vetem 2 pike nga vendi i pare.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img