Botërori Katar 2022 do të ketë të enjten një surprizë sa i përket sektorit të gjykimit. Në ndeshjen Kosta Rika-Gjermani, e vlefshme për grupit E, do të vendosë drejtësi një arbitre femër. Ajo është Francezia Stephanie Frappart.
Frappart është një nga tre gjyqtaret femra në grupin prej 36 gjyqtarësh të kompeticionit dhe deri më tani asnjëra nuk ishte zgjedhur ende të arbitronte si kryesore. Deri më tani të tre gjyqtaret femra kishin luajtur rolin e gjyqtarit të katërt.
Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, në Katar janë tre gjyqtare femra: përveç Stephanie Frappart (Francë) janë dhe Salima Mukansanga (Ruanda) dhe Yoshimi Yamashita (Japoni). I njëjti numër linjash: Neuza Back (Brazil), Karen Díaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (SHBA). Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, një gjyqtare femër do të drejtojë një ndeshje.