Kupa e Shqipërisë do zhvillojë dy ndeshjet e para gjysmëfinale. Sot në 18:00 në Shkodër dhe Elbasan do përballen katër skuadra, që duan mos i lënë asgjë rastësisë në ndeshjet e kthimit. Vllaznia luan me Egnatian në “Loro Boriçi”, teksa Tirana pret Teutën në “Elbasan Arena”.
Ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Egnatias është vetëm hapi i parë në sfidën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes dy skuadrave. Por sigurisht është i një rëndësie të veçantë për të dy ekipet. Trajnerët kanë bërë vendosjet e titullarëve për dy sfidat, me shumë pak ndryshime në formacionet startuese.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Alivoda, Heriç, Jonuzi, Marku, Latifi, Balaj.
Trajner: G Sedloski
EGNATIA: Sherri, Malota, Atanda, Musta, Fangaj, Mëllugja, Agbekpornu, Xhekson, Fernando, Paulauskas, Duamena.
Trajner: E. Tetova