Saturday, December 21, 2024

Ndryshime te Napoli: Ikën Garcia, rikthehet Mazzarri

Lexo

Walter “përqafon” sërish napolitanët pas 10 vitesh, njoftohet edhe lamtumira me trajnerin francez

“Mirë se erdhe përsëri Walter”. Kështu Aurelio De Laurentiis, në profilin e tij zyrtar, komunikoi rikthimin e Mazzarrit te Napoli. Kontratë deri në fund të sezonit, duke lënë në pritje Igor Tudor(pritet të rikthehet në verë për të nënshkruar një kontratë 2-vjeçare), një tjetër kandidat për të zëvendësuar të shkarkuarin Rudi Garcia. Francezi u përshëndet njëkohësisht me një shënim të ftohtë që u shfaq në faqe: “Napoli ka vendosur t’i heqë rolin e trajnerit të ekipit të parë zotit Rudi Garcia. Faleminderit atij dhe stafit të tij për bashkëpunimin deri sot”.

Pronari i të kaltërve donte një mundësi, marrëveshja skadon më 30 qershor 2024. Prandaj, në verë, duke përjashtuar kthesat e bujshme, trajneri nga Livorno do të thotë lamtumirë dhe një cikël i ri do të fillojë. Për të kjo është aventura e dytë nën Vezuv: e para, me fat, u kurorëzua me Kupën e Italisë, e ngritur në qiell në sezonin 2011-2012.

Objektivi është të harrohet Rudi Garcia, i cili i lë napolitanët në vendin e katërt të renditjes me tri humbje në dymbëdhjetë ndeshje. Pa harruar Ligën e Kampionëve dhe kalimin në 16-she thuajse në xhep. Megjithatë, francezi do të marrë 2.8 milionë euro, pra paratë e parashikuara në kontratë për një sezon. Asgjë nuk duket e bërë për Igor Tudor, i cili mbërriti në Romë dje për të takuar De Laurentiis.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img