Kalendari i Kategorisë Superiore për javën e 32-të ka ndryshuar dhe 4 sfidat do të luhen ditën e shtunë dhe 1 do të luhet të dielën.
Ndeshja Partizani–Kukësi ishte vendosur të zhvillohej ditën e dielë, por Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka menduar që të luhet të shtunën në orën 18:00 në “Arenën e Demave”.
Në të njëjtin orar, paralelisht do të luajë edhe Tirana në Durrës ndaj Teutës. Ky ndryshim është bërë që të dy rivalet për titull, Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi, të luajnë në të njëjtën kohë.
Ndërsa sfidat e tjera do të zhvillohen sipas programit.
Kalendari
Të shtunën
Egnatia-Bylis 15:00
Kastrioti-Vllaznia 15:00 (Në Elbasan)
Teuta-Tirana 18:00
Partizani-Kukësi 18:00
Të dielën
Laçi-Erzeni 15:00