Thursday, April 25, 2024

Ndryshon axhenda e Kategorisë Superiore për javën e 32-të

Lexo

Kalendari i Kategorisë Superiore për javën e 32-të ka ndryshuar dhe 4 sfidat do të luhen ditën e shtunë dhe 1 do të luhet të dielën.

Ndeshja Partizani–Kukësi ishte vendosur të zhvillohej ditën e dielë, por Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka menduar që të luhet të shtunën në orën 18:00 në “Arenën e Demave”.

Në të njëjtin orar, paralelisht do të luajë edhe Tirana në Durrës ndaj Teutës. Ky ndryshim është bërë që të dy rivalet për titull, Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi, të luajnë në të njëjtën kohë.

Ndërsa sfidat e tjera do të zhvillohen sipas programit.

Kalendari

Të shtunën
Egnatia-Bylis 15:00

Kastrioti-Vllaznia 15:00 (Në Elbasan)

Teuta-Tirana 18:00

Partizani-Kukësi 18:00

Të dielën
Laçi-Erzeni 15:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img