Saturday, May 18, 2024

Në futboll ka një fjalë të urtë; ‘Skuadra ka fytyrën e trajnerit’, Te Laçi ka… “replikë”

Lexo

Pashk Laska kërkon “ndihmë”. Kreu bardhezi i shokuar nga eleminimi i skuadrës së tij (nga Petrokub në Conference League) me të cilën ka shkruar histori në 17 vite si president, duket se nuk e ka kapërdirë deklaratën e ish trajnerit Shpëtim Duro dhënë të shtunën e kaluar për mediat sportive.

Ai këmbëngul se skuadra është eleminuar totalisht nga mënyra se si ajo është drejtuar nga stafi teknik me Duron në krye.

“Nuk e kuptoj se çfarë personaliteti kanë trajnerë të caktuar. Si është e mundur që Duro gabon dy herë me Laçin duke na hequr Kupën dhe larguar nga Europa në pak muaj. Thotë se skuadra është shpërfytyruar në  30 minutat e fundit.

Po si? Kush e shpërfytyroi skuadrën në 30 minutat e fundit ndaj moldavëve? Mesa kuptoj nga taktika, ai lëvizi vetë modulet në këtë pjesë të lojës. Duke i nxjerrë nga detyrat lojtarët. Mos i thashë unë?

Le të flasë…Akuza të rënda ndaj klubit që i dha mundësi dy herë për të trajnuar. Nëse Duro di diçka le ta thotë publikisht. Fatura e dështimit bie mbi klubin, mbi mua dhe jo mbi ish-trajnerin. Por tej këtyre, pse thotë u vetëlargova apo gjëra të tjera në dëm të imazhit tonë si klub.

Po ky mesazhi që më ka dërguar në ËhatsApp një ditë pas ndeshjes çfarë thotë ?! Ma deshifroni ju se unë spo kuptoj asgjë…. E kam shkarkuar që pas ndeshjes por nuk e zyrtarizova për ta lënë të binte vetë në ‘faj’. E bëri. Ai i ka bërë një dëm të madh klubit tim”, tha Laska për ‘Sportiim.al’.

Teksti i shkruar nga ish trajneri i Laçit Shpëtim Duro në telefonin e presidentit Pashk Laska një ditë pas humbjes me Petrokub 1-4. (dërguar në redaksi;Ekskluzive)

“Pashk te pershendes. E di qe je i merzit dhe ke te drejte. Ne keto situata pergjegjsi mban traineri. Per vazhdimsine vendos si ta mendosh. Sidoqofte vendimi juaj do te jemi miq”.

Isuf Myrtaj-Sporti Im

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img