Në “Kukës Arena” luftohet për objektiva të ndryshme

Kukësi do të presë në “Kukës Arena” skuadrën e Laçit, sfidë që luhet sot në orën 15:00, java e 33-të e Abissnet Superiore. Verilindorët vazhdojnë të jenë në garë për mbijetesë, ndërsa kurbinasit kërkojnë Europën. Por historia e sfidave direkte mes tyre në këtë sezon flet për Kukësin. Në 3 ndeshje këtë sezon, djemtë e Rraman Hallaçit u kanë marrë kurbinasve plot 9 pikë.

Laçi do të synojë të ndryshojë historikun e statistikave, por nga ana tjetër verilindorët nuk kanë rrugë tjetër veçse fitoren për të mos rrezikuar më shumë në renien një kategori më poshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu