Sunday, September 8, 2024

Në Norvegji kërkojnë të heqin sistemin VAR. Arbitri “mbyll” ndeshjen Rosenborg-Lillestrøm, pasi tifozët kontestuan “VAR”-in katër herë në 30-të minuta

Lexo

Në Norvegji ka ndodhur diçka e veçantë. Tifozët e të dy skuadrave në fushë janë koordinuar për të kontestuar me sende rrethanore “VAR”-in duke detyruar kryesorin që të “mbyllë” duelin vetëm 30 minuta pas startit.

Bëhet fjalë për ndeshjen Rosenborg-Lillestrøm, e cila u ndërpre në fillim për “fajin” e tifozëve vendas, të cilët hodhën topa tenisi në fushë duke detyruar kryesorin të dërgonte futbollistët në dhomat e zhveshjes. Më pas ultrasit shpalosën banerin me mesazhin: “VAR-i duhet të hiqet, nuk do të dorëzohemi kurrë”.

Më pas radhën për të bërë të njëjtën e gjë e kishin tifozët e skuadrës mike, të cilët pas topave të tenisit shpalosën të njëjtin mesazh.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img