Sunday, November 24, 2024

Në Shkodër nuk vlerësohet, Tirana preferon Arsid Krujën për ta veshur bardheblu!

Lexo

Arsid Kruja, është një nga futbollistët kuqeblu, i cili kontribuon prej vitesh në radhët e Vllaznisë. Më herët ka luajtur edhe për Flamurtarin dhe Teutën si dhe jashtë vendit. Një futbollist i kompletuar, ku edhe pse pozicioni i tij i preferuar është mesfushor krahu, për nevoja të skuadrës, sa herë i është kërkuar ka luajtur edhe në pozicione të tjera, në sulm e mesfushë, dhe sidomos në prapavijë si mbrojtës i djathtë.

Gjithësesi, edhe pse sa herë ka qënë në fushën e lojës ka bërë më të mirën e tij, për hirë të së vertetes, gjatë sezoneve të fundit, përfshirë edhe këtë 2022-2023, Kruja nuk ka qënë në vemendjen e duhur të trajnerëve përkatës duke e lënë në të shumtën e kohës në stol.

Por, nga ana tjetër, duket se klubet e tjera kanë tjetër mendim për Arsid Krujën. Dhe, konkretisht është Tirana që e ka renditur në listën e dëshirave për ta bërë të vetin shkodranin. Një gjë e tillë është pasqyruar zyrtarisht edhe nga stafi bardheblu në informacionet mediatike, ku krahas Gurishtës, Kainës dhe Jonuzit, nga kampi kuqeblu është edhe emri i Arsid Krujës.

Përfshirja e Krujës në listën e projektit të ri të Tiranës, natyrisht që është një vlerësim për këtë futbollist, por në të njëjtën kohë edhe një sinjal domethënës për drejtuesit kuqeblu, që Krujën ta shikojnë me një sy tjetër, dhe jo siç është parë kohët e fundit, duke qënë i nëpërkëmbur nga stafi teknik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img