Thursday, February 29, 2024

Kombëtarja U-21 rikthehet në ‘Shqipëri’ me miqësoren ndaj Bullgarisë, luhet në ‘Elbasan Arena’

Lexo

Përveç sfidave zyrtare të Kombëtares A ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe dhe miqësoreve të U-19, U-17 dhe U-15, në muajin qershor do të ketë edhe një ndeshje miqësore për Kombëtaren U-21. Departamenti i Komunikimit në Federatën e Futbollit bën me dije se është konfirmuar tashmë miqësorja Shqipëri U-21 – Bullgari U-21, që do të luhet më 20 qershor në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në Elbasan duke nisur nga ora 18:30.

Një miqësore shumë e vlefshme për ekipin e Shpresave, që drejtohet nga trajneri shqiptar Alban Bushi. Në grumbullimin e këtij muaji dhe me miqësoren ndaj Bullgarisë, tekniku kuqezi dhe stafi i ekipit ‘Shpresa’ kanë mundësinë të shohin në aksion grupin që kanë në dispozicion, por edhe lojtarë të rinj që vijnë nga ekipet e tjera të moshave e që mund të jenë pjesë e Kombëtares U-21 në fushatën eliminatore të Europianit 2025 që nis në muajin shtator.

Kuqezinjtë do të grumbullohen javën e ardhshme në Elbasan, ku do të zhvillojnë edhe përgatitjet për miqësoren ndaj Bullgarisë. Trajneri Bushi do të zbardhë listën me futbollistët e thirrur më 8 qershor në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në një konferencë për media, teksa pritet që pjesë e këtij grumbullimi të jenë lojtarë që luajnë brenda dhe jashtë vendit.

Në muajin mars, Kombëtarja U-21 zhvilloi dy sfida miqësore ndaj Polonisë e Azerbajxhanit në Turqi, me stfin kuqezi që kishte mundësinë të provonte futbollistët e rinj që pritet të jenë edhe baza e ekipit U-21 në eliminatoret e Europianit 2025. Shqipëria është shortuar në grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img