Dinamo dhe Egnatia do të përballen nesër në “Elbasan Arena” duke filluar prej orës 16:30 në kuadrin e javës së 19-të të Abissnet Superiore. Në konferencën e dhënë një ditë para kësaj ndeshje, tekniku i rrogozhinasve vuri në dukje një moment emocional që ka të bëjë me atë se përballë do të ketë ish trajnerin e tij Ilir Daja në kohën kur luante për Elbasanin dhe Besën e Kavajës.
“Vjen fundviti, është ndeshja e fundit për këtë sezon në kampionat. Mendoj se përgatitjet kanë shkuar mirë. Sot i japim fund, kështu jemi të përgatitur për ndeshjen e radhës.
Janë shumë ndeshje. Ekipi ka pasur kurba, sigurisht që ka lodhje, por megjithatë ndeshjet janë për t’u luajtur, përderisa janë vendosur nuk ka asgjë të keqe.
Mendoj se kemi tablo të një ndeshje që na pret nesër, mendoj se kemi marrë masat e duhura dhe mendoj se do të jetë një ndeshje për t’u shijuar.
Profesor Daja ka qenë trajneri im në Elbasan dhe Kavajë. Është emocion më vete, por nesër jemi kundërshtar kështu mendoj dikush do të bëjë diferencën.
Çdo ndeshje është strategji, ne e përgatisim këtë gjë. Mendoj do kemi diçka të veçantë për nesër, megjithatë mbetet për t’u parë.
Përveç Malotës, skuadra është e plotë. Grupi është i plotë për nesër dhe jemi gati për nesër.
Kemi pasur mbështetje më shumë se herët e tjera. Ekipi ka nevojë për tifozët akoma dhe mendoj që duhet të jenë në stadium nesër për ne”, tha ndër të tjera trajneri Edlir Tetova në konferencen e pragndeshjes, Dinamo-Egnatia.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Edlir Tetova në pragndeshjen, Dinamo-Egnatia, mund ta ndiqni ne kanalin tone zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.