Friday, May 17, 2024

Nesër, ora 15:45, Vllaznia-Teuta. Kuqeblutë me shumë mungesa, por i duhet patjetër fitorja

Lexo

Stadiumi “Loro Borici” i Shkodrës pret nesër(eenjte) në orën 15:45 minuta ndeshjen Vllaznia-Teuta, e vlefshme për javën e 15-të të kategorisë Superiore.. Një duel, që në gjuhën sportive quhet për “jetë a vdekje”, pasi të tillë është kërkesa nga të dy kampet respektivë për fitoren e tre pikëve.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Mirel Josa është e “dënuar” të fitojë, sepse vjen pas dy humbjeve radhazi në kampionat dhe një tjetër të tretë në Kupë, dhe një fitore ndaj durrsakëve do të ishte një frymëmarrje për to në këtë fund viti. E po kështu, edhe për durrsakët e drejtuar nga shkodrani Edi Martini, të cilët janë në luftë për t’iu larguar fundit të renditjes, aq më tepër kur njëri prej rivalëve direkt në këtë zonë të “ftohtë”, Kukësi fitoi sot ndaj Lacit duke ia bërë të domosdoshëm kërkesën për fitore bregdetarëve.

Në pritje të kësaj sfide shumë të rëndësishme, skuadra kuqeblu e drejtuar nga tekniku Mirel Josa dhe kolegët e tij, Viorensin Sinani, Auron Miloti dhe Ideal Lekiqi kanë bërë më të mirën e tyre në seancat stërvitore që kanë pasur në dispozicion, përfshirë edhe të sotmen.

Shqetësuese për stafin teknik vazhdojnë të jenë mungesat, të cilat, këtë për këtë ndeshje janë edhe më të shumta. Që do të thotë, se krahas dyshes së qëndrës së mbrojtjes Bulatovic-Juric që vijojnë të vmungojnë prej disa javësh, nuk është i gatshëm as zëvendësuesi i tyre, Dajan Shehi.

Dhe, për të shkuar më tej, mungesë tjetër në prapavijë është edhe Arsid Kruja, i cili për nevoja të skuadrës në ndeshjet e fundit luajti në rolin e mbrojtësit të djathtë, por që në ndeshjen e kaluar me Kastriotin në transfertë u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërkohë, edhe pse bëri hapa bpërpara duke nisur aktivizimin në fushën e lojës, problematika e dëmtimit rishtas, ka bërë që kosovari Liridon Latifi të rikthehet përsëri në infermieri.

Megjithatë, stafi teknik ka arritur të formatojë një formacion ambicioz që do ta hedhë në fushën e lojës pasditen e nesërme. Nga sa bëhet e ditur, në kampin kuqeblu, optimizmi dhe mobilizimi për ndeshjen e nesërme është në kulm, duke pasur vetëm një objektiv, fitoren tre pikëshe në këtë ndeshje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img