Saturday, July 27, 2024

Nesër, ora 16.45, Vllaznia-Skënderbeu, klubi kuqeblu nxjerr në treg biletat e ndeshjes

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu, është njëri prej dy çifteve që do ndeshen pasditen e së dieles në kuadrin e Javës së 13-të të Kategorisë Superiore. Ndeshje kjo, që së bashku me duelein tjetër Kastrioti-Egnatia, hapin siparin e kësaj jave, për të vijuar më pas me dy çifte të tjerë të ditës së hënë, Teuta-Kukësi dhe Partizani-Dinamo. Ndërkohë, Java e 13-të mbyllet me çiftin e fundit, Laçi-Tirana, i programuar të luhet të hënën duke nisur nga ora 13.45.

Sa i përket përballjes, Vllaznia-Skënderbeu, klubi kuqeblu bën të ditur se ka nxjerrë në treg biletat ndeshjes së fjalë, të cilat njoftimit në fjalë, shitja e tyre fillon që prej orës 10.00 të ditës së shtunë për të vijuar deri të dielen, në orarin e startit të takimit.

“NJOFTIMDuke filluar nga sot nis shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia – Skënderbeu e cila luhet ditën e dielë në orën 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”.Sportelet pranë stadiumit do të jenë të hapura në këto orare:

E shtunë 10:00- 17:00

E dielë 10:00 deri në orarin e ndeshjes.

Biletat mund t’i blini edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

http://bileta.t-ticket.al

Eja edhe TI”, shkruhet në postimin zyrtar të KF Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img