Bylis është mundur nga Vllaznia me rezultain 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i ballshiotëve, Nevil Dede, i cili deklaroi se pas humbjes përballë Vllaznisë se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit ballshiot.
“Ajo që më vjen keq është se që ditën e parë që kam shkuar në Ballsh. me këta djem, kam thënë me plot gojën që kam bindje dhe jam munduar të bëj më të mirën, Por në moment të caktuar, besoj se që një ndryshim figure do u bënte mirë këtyre djemve. Mbi të gjitha do të falënderoj presidentin për suportin, por në fund një ndryshim figure ndoshta sjell përmirësim për skuadrën. Dhe ajo që doja të thosha, kur ka nevojë ndryshim për përmirësimin, figura jam unë dhe jo më larg se pas ndeshjes me Egnatian, këtë diskutim pata me presidentin për të mirën e kësaj skuadre.
Për tre ditë nuk mund të bëja lëvizja se do të dukej jo etike. Por në këtë moment mendoj se ndryshimi do sjellë përmirësim, jam krenar për punën dhe rezultatet e kënaqësitë. Në momente të caktuara do pranojmë gjithçka, jemi në kohë, edhe klubi është në kohë të japë vendimin e duhur. Unë kam marrë vendimin dhe ia kam shfaqur presidentit, gjithmonë duke shpresuar që të bëhet më e mira për këta djem.
Besoj në shumicën e rasteve në gjendjen ku ishim, kam bërë një punë fantastike. E mira nuk ka fund, por kemi kundërshtarë të fort përballë, është një skemë agresive ku nuk ke pushim në asnjë moment ku duhet të japësh maksimumin. Të gjitha sjellin luhatjet, se realisht janë në një moshë të re dhe i përjetojnë ato”, tha Dede për RTSH pa ndeshjes.