Dinamo dhe Egnatia, sot në fushë për ndeshjet e kthimit në arenën europiane

Lexo

- Reklamë -spot_img

Futbolli shqiptar përjeton sonte një tjetër mbrëmje të rëndësishme në arenën europiane.

Në orën 21:00 Dinamo dhe Egnatia do të zbresin në fushë për ndeshjet e kthimit, me objektivin e përbashkët për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër.

Në “Elbasan Arena” Dinamo do të përballet me Audën në sfidën e kthimit të UEFA Conference League.

Blutë vijnë pas humbjes minimale 1-0 në ndeshjen e parë në transfertë dhe tashmë kan gjithçka në dorë për të kërkuar përmbysjen përpara tifozëve shqiptarë.

Skuadra kryeqytetase duhet të jetë e kujdesshme por njëkohësisht agresive në kërkim të golit.

Një fitore me dy gola diferencë do t’i jepte Dinamos kualifikimin ndërsa çdo fitore minimale do ta çonte sfidën në kohën shtesë.

“Elbasan Arena” pritet të jetë një faktor i rëndësishëm për skuadrën shqiptare e cila kërkon të vazhdojë aventurën europiane.

Në të njëjtën kohë në “Arena Egnatia” kampionët e Shqipërisë presin Shamrock Rovers në ndeshjen e kthimit të UEFA Europa League.

Egnatia ka një mision edhe më të vështirë pasi ndeshjen e parë në Irlandë e humbi me rezultatin 3-1.

Rrogozhinasit kanë nevojë për një reagim të madh përpara tifozëve të tyre.

Një fitore 2-0 do ta çonte ndeshjen në shtesë ndërsa një sukses me tre gola diferencë do t’i siguronte Egnatias kualifikimin pa pasur nevojë për 30 minutat shtesë.

Të dyja skuadrat shqiptare janë përballë sfidave të vështira, por jo të pamundura.

Dinamo kërkon të përmbysë një gol deficit ndërsa Egnatia duhet të rikuperojë dy gola ndaj Shamrock Rovers.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img