Nevil Dede, e quan të nxituar shkarkimin e trajnerit Mirel Josa nga drejtimi i Vllaznisë.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede zbuloi edhe arsyet pse ishte i nxituar, duke thënë se pavarësisht 7 pikëve diferencë, ka ndeshje me rivalët direkt.
Largimi i Josës më duket pak i nxituar, megjithëse drejtuesit e dinë vetë. Nuk ka mbaruar asgjë, janë brenda çdo objektivi. Nxitimi për mua është pak i madh. Josa i nxorri vjet nga halli ku ishin. Ju dha Kupën dhe ju shpëtoi sezonin.
Problematikat e Vllaznisë, kanë qenë të përhershme. Në momentin që je i barabartë me të tjerët në organikë dhe në buxhet, duhet të jetë më durueshëm. Ndeshjet direkte, Vllaznia-Partizani dhe Vllaznia-Tirana janë për tu luajtur. Nëse i fiton ato çfarë ndodh?!