Friday, April 26, 2024

Largimi i Josës, Starova: Këto ndryshime bëhen kur drejtuesit janë të mërzitur me lojtarët

Lexo

Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për largimin e trajnerit Mirel Josa nga drejtimi i Vllaznisë.

Sipas Starovës ky vendim ishte i nxituar, ndërsa shtoi se ndryshime të tilla zakonisht ndodhin kur drejtuesit janë të mërzitur me lojtarët, por në pamundësi për t’i ndryshuar ata, ndryshojnë trajnerin.

Josa nuk pati fatin që një nga lojtarët më të mirë si Latifi ta kishte për gjithë kampionatit. Mendoj se largimi ishte i nxituar. Skuadra është prezentë aty me gjithë oshilacionet. Janë shumë ndeshje dhe ka pikë plot deri në fund.

Nëse e mbyllin sezonin me stafin e Josës, i bie se çfarë punë prishte trajnerin. Ata e dinë më mirë, por fakti është që po vjen fundi i kampionatit dhe ka ndeshje. Tani vjen edhe pauza dhe për të gjithë skuadrat kjo do të ishte shumë e mirë.

Këto ndërrime bëhen kur drejtuesit janë të mërzitur me lojtarët, të cilët nuk ndryshohen deri në fund. Megjithatë nuk është ky rasti mendoj unë. Nëse mbahet stafi, s’ka pse largohet Josa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img