Tuesday, January 28, 2025

Neymar largohet nga Arabia Saudite dhe rikthehet në Brazil, të mërkurën prezantohet te Santos

Lexo

Ëndrra është gati të bëhet realitet. Neymar do të veshë sërish fanellën e Santos, të paktën për gjashtë muajt e ardhshëm: skuadra e Sao Paulos, sipas informacioneve nga shtypi brazilian, ka arritur një marrëveshje me sulmuesin, që do t’i japë fund zyrtarisht aventurës së tij fatkeqe në Arabinë Saudite.

Ish-lojtari i Barcelonës, që ende duke u rikuperuar nga dëmtimi i fundit, rikthehet në klubin ku u bë i famshëm para se të mbërrinte në Evropë dhe të cilin e la në vitin 2013 për t’iu bashkuar Barçës.

Neymar tashmë mund të zbarkojë në Brazil të mërkurën, por fillimisht do t’i duhet të ndërpresë kontratën me Al Hilal, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që ai të huazohet zyrtarisht deri në qershor dhe më pas të lirohet (kontrata skadon më 30 qershor). Kjo do të thotë se ish-numri 10 i PSG-së do të bëjë një sakrificë të madhe financiare, duke hequr dorë nga muajt e fundit të pagës dhe nga kontrata milionere me klubin e Riadit.

Neymar nuk ka luajtur që nga 4 nëntori, madje ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për Al Hilal, duke regjistruar vetëm një gol dhe tre asistime. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares braziliane, kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë në gju më 17 tetor 2023 me Seleçao dhe u kthye në fushë vetëm më 21 tetor 2024. Pas problemit të ri fizik, Al Hilal e informoi atë se do të qëndronte ende jashtë listës për kampionatin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img