Sunday, September 22, 2024

Nga “Ferri në Parajsë”. Dinamo me dy gola të anuluar dhe penallti të humbur në 95’, Bylis shënon golin e fitores në limitin e takimit, 100’

Lexo

Bylis-Dinamo  1-0(Shënues Bruno 100’)

Nga “Ferri në Parajsë”, është kjo ajo  mund të komentohet për atë çfar ndodhi në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ku miqtë dinamovitë arritën të shënonin dy gola, përkatësisht në 37’ me anë të Gudiabi dhe  83’ Qardakun, por që anulohen nga sistemi VAR, ndërkohë që në 95′ Bregu shpërdoron një penallti të dhënë në favor të Dinamos duke e dërguar topin mbi tra.

Dhe, menjeherë pas këtyre episodeve, kur Dinamo ishte fare pranë marrjes së tre pikëve në transfertë,  në limitin e krejt takimit vendasit shënojnë në minutën  e 100-të golin e fitores me aut or Bruno.

Në këtë mënyrë, pas humbjes së javës së parë në transfertën e Durrësit, Bylis merr tre pikët e para në kampionat, ndërkohë që Dinamo, pavarësisht momenteve të mira në fushën e lojës, ngec përsëri duke regjistruar humbjen e dytë radhazi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img