Një incident i shëmtuar është regjistruar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18 mes Skënderbeut dhe Dinamos. Trajneri i skuadrës korçare, Romeo Xeka, gjatë pushimit i qëllon me shuplakë njërës prej volejbollisteve.
Pas këtij veprimi që mori dhenë në të gjitha rrjetet sociale ditën e sotme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit ka shqyrtuar pamjet filmike dhe ka hetuar situatën, dhe kështu ka marrë një vendim për trajnerin Romeo Xega.
Vendimi:
Pas këtij vendimi, ka reaguar në rrjete sociale vetë trajneri.
Postimi i plotë:
“Te dashur miq ,tranjere dhe dashamires te volejbollit .Duke mare shkas nga portalet e shumta te cilet kane permendur emri tim dhe te ekipit qe une drejtoj,dhe duke krijuar kaq probleme e ndjej detyrim moral si prind ,tranjer edukator ,mesuese .
Tju kerkoj falje per shqetesimin qe u krijua per te gjithe ne ,mua lojtareve opinjonit publik. Dhe qe ne takimi final diten e diele nuk do ta drejtoj po do jem ne postin e spektatorit ekipi qe une drejtoj do ta luaj takimin pa tranjer ne shenje falje pendese .
Sot ne Report Tv-dhe Top Media nje interviste sqaruese per kete problem. Forca Cuna dua fitore nje beteje e fundit vete ju ulkonjat e Korca Volley”, shkruan Xega.