Saturday, April 27, 2024

Senad Lekaj, mes futbollit të madh dhe futsales. Pas mbylljes me sukses të sezonit me Murlanin, në pritje të vazhdimësisë

Lexo

Sezoni futbollistik 2022-2023, ishte jo pak i ngarkuar për Senad Lekajn. I dalë nga Vllaznia ku pati edhe aktivizimet para, mesfushori-sulmues pati rastin të luajë në vazhdimësi me disa skuadra, brenda dhe jashtë vendit.

Sezoni i fundit që sapo u mbyll e gjeti Senad Lekaj pjesë të dy kampionateve, atij të kategorisë sy dytë në përbërje të Murlanit si dhe Vllazninë në kampionatin e futsales.

Në të dy skuadrat ku ai luajti, pati peshën kryesore si lojtar titullar dhe kapiten skuadre. Gjatë rrugës, Lekaj pati edhe një dëmtim që e la jashtë fushës së lojës për disa javë, por rikthimi i tij ishte mjaft pozitiv dhe me energji.

Tashmë, të dy Kampionatet, ai i futsales dhe i kategorisë së dytë, kanë përfunduar. Në të dy skuadrat ku është aktivizuar, drejtuesit kanë shfaqur interes për vazhdimësinë e bashkëpunimit, ndërkohë që pritet tashmë edhe verdikti i vetë Lekajt se ku do të vendosë për vazhdimësinë e sezonit të ardhshëm.

Vemendja kryesore është e përqëndruar tek Murlani i kategorisë së dytë, skuadër ku krahas periudhës së së fazës së parë, sidomos pas rimthimit nga dëmtimi, ka zhvilluar 6 ndeshje të suksesshme duke realizuar 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, e cila ishte në ndeshjen e fundit kur ishte siguruar mbijetesa.

I pyetur nga Veriu Sport për vazhdimësinë, Lekaj, shprehet: “Për sa i përket sezonit të ardhshëm do të ulem të bisedoj me drejtusit, dhe do vendosi në bazë të objektivave që ka klubi. Akoma pa u mbyll ky sezon, kam pas edhe disa telefonata nga ekipe të kategorisë parë në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithçka mbetet e hapur, nuk do vonohem shumë për të bërë zgjedhjen e duhur”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img