Emanuel Ernest, Akileu Ndreca dhe Rafa Silva i kanë dhënë një fitore bindëse Tiranës në Ballsh. Edhe pse ishte një transfertë delikate bardheblutë kanë treguar se do të jenë aty për të luajtur deri në fund shanset e tyre në këtë kampionat. Për Shkëmbin nuk mund të kishte një rikthim më të mirë se ky në pankinën bardheblu.
E vetmja notë negative e takimit të sotëm për ekipin bardheblu ishte kartoni kuq i Emanuel Ernest në të 73’. Sulmuesi ra pre e një provokimi dhe shkeli kundërshtarin duke detyruar kryesorin, i cili pasi u konsultua me “VAR”, ta ndëshkonte me karton të kuq. Ernest humb kështu takimin e radhës të Tiranës atë përballë Elbasanit.
Pas 22 javësh Tirana ngjitet në vendin e tetë me 21 pikë ndërsa Bylis qëndron në vendin e gjashtë me 24 pikë.