Saturday, April 27, 2024

Nis ndërtimi i Vllaznisë së re, sponsori Xhaferi i rinovon kontratën, zv.trajnerit, Elvis Plori, priten firma të tjera në vazhdim

Lexo

Ndonëse për momentin, futbollistët janë lënë përreth dy javë pushim, për drejtuesit kuqeblu është moment për punë dhe madje shumë intensive. Shumë shpejt do të fillojë periudha e proçesit stervitor me përgatitjet e pjesëmarrjes në kompeticionin europian, dhe kuqeblutë duhet të kenë gati skuadrën e duhur. Një pjesë e kontigjentit të kuqebluve u kanë skaduar kontratat, ndaj, drejtuesit kanë filluar që sot me rinovimin e kontratave të tyre.

I pari që është ulur me drejtuesit ka qënë zv.trajneri Elvis Plori, ku pas bisedës pak minutëshe me sponsorin Alban Xhaferi ka pranuar kushtet e kontratës duke firmosur menjëherë.

“Trajneri jonë i shkëlqyer Elvis Plori, vlera dhe kontributi i të cilit në rikthimin tek suksesi janë të padiskutueshme, rikonfirmohet në pankinën kuqeblu dhe për sezonin 2021-2022 me objektiv prezantimin dinjitoz në Kupat e Evropes dhe arritjen e fitimit të të tjera trofeve!”, shkruhet në deklaratën zyrtare të KF Vllaznia shpërndarë për median.

Kjo është firma e parë për sezonin e ri futbollistiknë kampin kuqeblu, ndërkohë që burime brenda klubit bëjnë të ditur se shumë shpejt, në ditët e ardhshme, priten edhe firma të tjera pr llogari të Vllaznisë së re.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img