Nis në fundjavë garën Kategoria e Parë. 3 sfida të shtunën dhe 3 të dielën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kategoria e Parë ngre siparin këtë fundjavë me gjashtë përballje interesante, ku skuadrat do të kërkojnë ta nisin sezonin e ri me rezultat pozitiv dhe të marin pikët e para në garën për objektivat e tyre.

E SHTUNË

Iliria-Pogradeci

Një përballje që pritet të jetë e luftuar që në start. Iliria kërkon ta nisë kampionatin në mënyrën më të mirë, ndërsa Pogradeci vjen me ambicie dhe synon të marrë pikë që në transfertën e parë.

Kukësi-Besëlidhja

Kukësi do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë tri pikët, ndërsa Besëlidhja rikthehet në Kategorinë e Parë pas aventurës në Kategorinë e Dytë. Lezhjanët do të kenë përballë një kundërshtar me pretendime, në një sfidë që premton rivalitet.

Bylis-Sopoti

Një tjetër ndeshje ku përballen dy skuadra me objektiva të ndryshme. Sopoti, i ardhur nga Kategoria e Dytë, do të kërkojë të tregojë se e meriton vendin në këtë nivel, ndërsa Bylisi synon ta nisë kampionatin me tri pikë.

E DIELË

Korabi-Oriku

Korabi pret Orikun në një duel ku skuadra vendase do të kërkojë të bëjë diferencën në fushën e saj. Oriku, një tjetër ekip që vjen nga Kategoria e Dytë, do të tentojë të surprizojë që në javën e parë.

Besa-Flamurtari

Vëmendja do të jetë e madhe në Kavajë, aty ku Besa rikthehet të luajë një ndeshje kampionati pas 14 vitesh. Një moment i veçantë për klubin dhe tifozët kavajas, që presin rikthimin e skuadrës në shtëpinë e saj me një rezultat pozitiv. Përballë do të jetë Flamurtari, një nga emrat tradicionalë të futbollit shqiptar, duke i dhënë kësaj sfide edhe më shumë interes.

Burreli-Kastrioti

Një duel mes dy skuadrave që do të kërkojnë pikët e para të sezonit. Kastrioti e nis kampionatin duke u përballur edhe me një problem jashtë fushës pasi klubi ka probleme me bllokimin e merkatos, situatë që mund të ndikojë në përbërjen dhe alternativat e skuadrës.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img