Nis sot Botërori i Uzbekistanit, njihuni me kalendarin dhe kundërshtarët e boksierëve kuqezi

Kombëtarja e Shqipërisë në boks e drejtuar nga trajnerët Gëzim Zeneli dhe Lazarin Vila, në përbërje të së cilës janë boksierët: Arjol Zeneli, Krenar Zeneli,Ani Haxhillari,Denis Nurja, Arjon Kajoshi, Nelson Hysa, gjendet prej 2-3 ditësh në Tashkent të Uzbekistanit, ndërkohë që sot nisin ndeshjet për secilen peshë.

Më herët, kuqezinjtë tanë janë njohur me shortin e hedhur, i cili ka përcaktuar edhe kalendarin e ndeshjeve për boksierët shqiptarë, të cilin mund ta ndiqni më poshtë.

Kategoria 54 kg

  1. Arjol Zeneli (ALB)-A. Soufiane (Com)

Kategoria 57 kg

  1. Ani Haxhillari (ALB)-Z. Dlamini (SËZ)

Kategoria 60 kg

  1. Krenar Zeneli (ALB)-C. Gamedze (SËZ)

Kategoria 71 kg

  1. Denis Nurja (ALB)- A. Prince (TTO)

Kategoria 75 kg

  1. Arjon Kajoshi (ALB)-K. Nsangou Mouhamed ( CMR)

Kategoria +92 kg

  1. Nelson Hysa (ALB)-G. Congo

Ndeshjet e Kampionatit Botëror të boksit që po zhvillohen ne Tashkent të Uzbekistanit do të vazhdojnë deri me datë 14 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu