Sunday, December 1, 2024

(Video)Turneu ‘UEFA Development U-16’, flasin titullarët Ergis Arifi dhe Erigestino Pepnikaj: Përballë kemi ekipe të forta, por ne do të fitojmë

Lexo

Ekipi kombëtar U-16 ka nisur që prej pasdites të së shtunës grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të turneut europian ‘UEFA Development’ që zhvillohet në vendin tonë në datat 2, 4 dhe 7 maj. Shqipëria e Ervin Bulkut po stërvitet intensivisht, teksa përballë do të ketë tre përfaqësuese me mjaft cilësi si Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Moldavia. Kuqezinjtë e vegjël, Ergis Arifi dhe Erigestino Pepnikaj kanë besim se Shqipëria mund të triumfojë në këto tre sfida, ndërsa nënvizojnë faktin se Kombëtarja ka nevojë edhe të konsolidojë grupin.

Arifi nuk vjen për herë të parë me Kombëtaren kuqezi, ndërsa ka qenë edhe më parë pjes e Shqipërisë U-15, U-16 dhe U-17, por ashtu sikurse çdo herë, grumbullimi me ekipin kuqezi është eksperiencë e veçantë për të. “Është kënaqësi shumë e madhe të përfaqësoj ekipin kombëtar U-16 në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar. Jam shumë i lumtur për ftesën, kam qenë edhe më parë pjesë e ekipit U-16. Atmosfera në grup është shumë e mirë. Pjesa më e madhe e djemve kanë qenë edhe më parë, disa të tjerë kanë ardhur nga jashtë” – thotë Arifi për fshf.org, ndërsa flet edhe për objektivat e kuqezinjve në këtë turne dhe synimet për të ardhmen.

Ishujt Faroe, Azerbajxhani dhe Moldavia? – Janë ekipe të forta, presim të japim më të mirën tonë dhe shpresoj të dalim sa më mirë. Synimet për të ardhmen? – Shpresoj të jem me Kombëtaren A dhe të luaj një ditë me ekipin e Barcelonës.

Edhe për mbrojtësin shkodran, Erigestino Pepnikaj, grumbullimi me ekipin kombëtar është gjithmonë i veçantë, ndërsa nënvizon se atmosfera në kampin kuqezi është mjaft e mirë.

“Është një nder të luaj me ekipin kombëtar, të përfaqësoj kombin tim dhe të luajmë çdo ndeshje ashtu siç luajnë ekipet tona. Atmosfera është e mirë sepse grumbullime janë bërë edhe më përpara, nuk është hera e parë që shihemi bashkë. Njihemi edhe me lojtarët shqiptare, edhe me futbollistët që vijnë nga jashtë” – thotë Pepnikaj, i cili thotë se veçse të fitojnë turneun, është shumë i rëndësishëm edhe konsolidimi i grupit kuqezi.

Objektivi ynë? – “Të fitojmë, por edhe të konsolidojmë grupin sepse na duhet çdo ndeshje. Ky turne është edhe si test për ne për ndeshjet e Europianit në muajin nëntor dhe duhet të japim maksimumin për të fituar”.

“Synimi im është të luaj me Kombëtaren A dhe të luaj me ekipe në Europë”– thotë Pepnikaj për fshf.org.

Ndeshja e parë e kuqezinjve në këtë turne është ajo përballë Moldavisë që do të luhet ditën e nesërme në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në ora 17:00. Ndërsa po nesër, në ora 11:00, do të zhvillohet edhe ndeshja e parë e këtij turneu mes Ishujve Faroe – Azerbajxhan.

Sakaq, sfidat e dyta të turneut zhvillohet më 4 maj, me Moldavinë që do të përballet me Ishujt Faroe në ora 11:00, ndërsa Shqipëri – Azerbajxhan është programuar të zhvillohet në orën 17:00. Ndeshjet e fundit të turneut do të luhen më 7 maj. Azerbajxhani do të luajë kundër Moldavisë në ora 11:00, ndërsa kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ishujve Faroe në ora 19:00.

(Video) Përgatitjet e ekipit kombëtar U-16 në kuadër të turneut europian ‘UEFA Development’. Flasin Ariri dhe Pepnikaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img