Saturday, December 28, 2024

Nisin emocionet e Champions League. Luhen takimet e para, Milan ndalet në shtëpi, Mançester Siti, Barcelona, Paris Sen Zhërmeni regjistrojnë fitoret e para

Lexo

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, ka nisur dje fazën e grupeve, me dy takimet e para që kanë nisur të luhen në orën 18:45. Takimi më i spikatur ishte ai që u luajt në “San Siro”, midis Milanit dhe Njukasëllit, dhe që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Ndërkaq, takimi tjetër është ai që u luajt në Bernë të Zvicrës, midis Jang Bojs dhe Lajpcigut, u mbyll me fitoren e miqve me shifrat 1-3. Vlen të theksohet se kjo ndeshje u gjykua, për herë të parë në histori, nga një 3-she gjyqtarësh shqiptarë, me kryesor Enea Jorgjin.

Në mbrëmje janë zhvilluar edhe 6 ndeshjet e tjera, aty ku skuadrat favorite, Mançester Siti, Barcelona, Paris Sen Zhërmeni e të tjera nuk kanë zhgënjyer, duke korrur fitore në ndeshjet e para. Kampionia në fuqi e Evropës ka kapërcyer pësimin e një goli dhe mbylljen në disavantazh të pjesës së parë, duke shënuar 3 herë në të dytën dhe duke e mbyllur me fitoren 3-1 përballjen me Crvena Zvezdën. Ndërkaq, Barcelona ka mposhtur thellë, 5-0, Antverpin, teksa Zhoao Feliks shënoi dy herë, kurse Robert Levandovski arriti kuotën e 100 golave në veprimtaritë evropiane të klubeve.

Një fitore të rëndësishme arriti në fushën e vet edhe Paris SG-ja, që mposhti 2-0 Borusian e Dortmundit, por edhe Porto, që fitoi 3-1 në fushë të huaj ndaj Shahtjorit të Donjeckut, si dhe Fejënordi, që mundi në shtëpi 2-0 Sëlltikun. Takimi tjetër i mbrëmjes, Lacio-Atletiko Madrid u mbyll në barazim 1-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img