Wednesday, November 27, 2024

Një ditë ndryshe për trajnerin Brdariç, ditëlindje me surpriza dhe emocionet e pragndeshjes Vllaznia-Kastrioti

Lexo

Kur ka marrë drejtimin e Vllaznisë, gjermanit Tomas Brdariç as që i kishte shkuar ndërmend se gjërat do të shkonin në këtë mënyrë. Mikpritje karakteristike shkodrane që në ditën e parë të mbërritjes në Shkodër, punë këmbëngulëse dhe intensive me skuadrën dhe rezultatet nuk vonuan për të mbërritur në këtë moment kur Vllaznia e drejtuar prej tij është më e mira dhe më e bukura e kampionatit.

Dhe, në vijim të asaj që ai po përjeton në qytetin verior mbërrijmë edhe tek 23 janari i 2021-shit. Është dita e lindjes së tij dhe tifozërisë shkodrane nuk i ka shpëtuar asgjë, kur sapo ka kaluar ora 24.00 e së premtes, në qëndër të qytetit ka ekspozuar një urim special për trajnerin e suksesshëm të Vllaznisë: “Happy birthday Brdariç”!

Lule dhe foto me tifozët në stervitje

Surprizat në adresë të trajnerit Brdariç në këtë 46 vjetor të lindjes së tij nuk kanë munguar të jenë prezente edhe në fushën stervitore “Reshit Rusi”, aty ku skuadra kuqeblu sot zhfilloi seancën e fundit anti-Kastrioti. Përpos skuadrës që e ka pritur me brohoritje dhe urimin për ditëlindje, surpriza më e veçantë ka qënë ajo e një grupi tifozësh kuqeblu me në krye të mirënjohurin Agron Isufi, ku për t’u theksuar është se ajo përbëhej nga një grup artistësh, këngëtarë dhe muzikantë të qytetit. Një buqetë me lule të frekëta e përgatitur enkas për professor Brdariç me dekorin kuqeblu të Vllaznisë e ka emocionuar shumë gjermanin e pankinës shkodrane, i cili ka falenderuar grupin simpatik të tifozëve duke fiksuar me shumë kënaqësi edhe foto të shumta nga kjo ditë e shënuar për të.

Konferenca

Ditëlindja e trajnerit Tomas Brdariç ka koinçiduar edhe me pragndeshjen e javës së 16-të të Superiores, Vllaznia-Kastrioti, takim i cili do të luhet të dielen në “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45. Ndaj, edhe këtu, momentet e para të komunikimit me gazetarët kanë qënë pikërisht për këtë temë.

“Faleminderit të gjithëve për urimet, shpresoj që edhe ju të jeni mirë. Ju duhet të besoni dhe ju falenderojmë për bashkëpunimin që keni me ekipin”, është shprehur jo pak i emocionuar Brdariç.

E ndërsa, nëse ditëlindja mund të festohet me fitore ndaj Kastriotit, ai thekson se e rëndësishme është që jemi të gjithë të shëndetshëm. “Është e rëndësishme që shëndeti të jetë primar, sepse shumë veta kanë humbur jetën në këtë periudhë pandemie. Nëse jemi mirë, çdo gjë tjetër rregullohet”, tha ai.

Duke vijuar të flasë për kundërshtarin që do të ketë përballë nesër në “Loro Boriçi”, Brdariç tha: ”Ne duhet të mësojmë prej çdo moment, kanë ikur 15 javë dhe do kemi ulje dhe ngritje. Duhet të mësojmë prej këtyre situatave dhe t’i kalojmë”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img