Shkodra surprizon trajnerin gjerman-Gëzuar ditëlindjen e 46-të Tomas Brdariç!

Lexo

Futboll Moshat U19-Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, mund në finale Apoloninë, 3-0

Është luajtur sot në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 mes...

(Video)Boks-Profesionist. Shkodranët Kajoshi dhe Hysa, triumfojnë në ringun e Shkodrës. Mposhtin respektivisht, Andrejs Volincuks dhe Ëillbeforce Shihepo

Dy boksierët e talentuar shkodranë, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa kanë vijuar rrugën e sukseseve në boksin profesionist. Duelet...

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç feston sot ditëlindjen  e 46-të. Natyrisht, siç ndodh rëndom në të tilla raste, seanca stervitore e së shtunës që është edhe një ditë përpara ndeshjes Vllaznia-Kastrioti do të ketë patjetër surpriza në kampin kuqeblu, apo edhe të tjera gjatë ditës, përfshirë edhe atë individual.

Por, nga ana tjetër, surpriza e parë vjen nga tifozëria shkodrane, e cila ka qënë e para që ka dhënë sinjalet në këtë drejtim. Në shenjë respekti për atë që Brdariç ka bërë deri më tani në drejtimin me shumë kompetencë profesionale të Vllaznisë, e cila me rezultatet e saj fantastike kryeson bindshëm kampionatin, pikërisht në minutat e para të mesnatës së premte duke kaluar tek e shtuna, tifozët kuqeblu kanë shpalosur një banderolë të madhe në mes të qyterit duke i uruar ditëlindjes strategut të sukseseve të Vllaznisë:  Happy Birthday Brdariç!

Me urimin në fjalë bashkohet edhe Veriu Sport, duke i uruar edhe 100 të tjera professor Brdariç dhe sa më shumë suksese në drejtimin e Vllaznisë!

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko Tranjer:Shpend KumbarçeArbitra: Eldorjan Hamiti(Lezhe),...
- Advertisement -