Një Vllazni super! Kuqeblutë, mbyllin pjesën e parë të gjysmfinales me Dinamon, në avantazh 2-0

Vllaznia-Dinamo 2-0(Shënues: Bekim Balaj, 29’, 36’)

Vllaznia e ka mbyllur në mënyrën më të mirë pjesën e parë të sfidës gjysmëfinale përballë Dinamos, duke kryesuar me rezultaitn 2-0.

Një ndeshje e cila nis me protagonist sistemin Var ku një gjuajtje në hyrje të zonës e lojtarëve të Dinamos shkon në dorën e mbledhur të një mbrojtësi të Vllaznisë,fillimisht arbitri Eldorjan Hamiti akordon 11-metërsh por pas rishikimit në Var ai ndryshon mendim.

Por para këtij momenti është Vllaznia që futet rrezikshëm me anë të Jagos por krosimi i tij është i gabuar,dhe më pas është Itodo që gjuan nga distanca por topi shkon përmbi tra.

Sulmet e Vllaznisë shtohen dhe brenda pak minutave fiton dy 11-metërsha ku i njëjti futbollist Bekim Balaj i ekzekuton në mënyrë perfekte duke e cuar rezultatin në 2-0 për Vllazninë.

Pas dy golave të Vllaznisë, Dinamo arrin të krijoj dy mundësi të mira fillimisht Zabërgja dhe më pas L.Vila nuk tregohen të saktë në goditjet e tyre duke mos sjellë asnjë rrezik për portierin Jukaj të Vllaznisë.

Gjashtë minutat e shtesës në fundin e kohës së rregullt të 45 minutave nuk sjellin asgjë duke e mbyllur këtë pjesë me fitoren e pastër të Vllaznisë me shifrat 2-0.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu