Wednesday, November 27, 2024

“Njëherë Qefalija, tani Dwamena”, komentatori Alban Xhihani tregon momentet e tmerrit: Ishte ndeshja më e hidhur që kam komentuar

Lexo

Gazetari dhe komentatori, Alban Xhihani, tha në emisionin “Skaner” në MCN TV, se ndeshja Egnatia-Partizani, është më e hidhura që ka komentuar, për shkak të ndarjes nga jeta të Raphael Dwamena.

Xhihani, kujtoi se dy herë që ka komentuar në Rrogozhinë, ka pasur dy raste paniku, ku përmendi edhe atë përplasje të frikshme të Qefalise sezonin e kaluar. Ai tregoi të gjitha momentet e tmerrit dhe si e mori vesh lajmin se lojtari kishte ndërruar jetë.

“Kjo është ndeshja më e hidhur që kam komentuar. Ishte ndeshja më e trishtë, më e hidhur. Ka patur ndeshje ku ka pasur probleme dhe dëmtime. Herën e parë që isha në Rrogozhinë, ndodhi ajo përplasje e frikshme e Qefalisë. Ishte i njëjti vend. Mendoja se ashtu si Qefalija, edhe Dëamena do ia dilte. Deri në ato momente nuk kisha parë ndonjë ndalesë. Madje në atë moment, bëri një vrap dhe më pas ra. Te kabina ku isha, pashë dy momente. Ishte Fernando, që kishte ngritur duart dhe lutej. Dhe pashë që në të djathtë ishte Demrozi dhe Olsi Rama. Pashë këtë të fundit që vuri duart në kokë. Për shkak të problemeve që kishte pasur më parë, na bënte të gjithëve të kishim frikë në atë moment. Kur zbrita në fushë, Alban Hoxha më tha: ‘Më duket se ka ndërruar jetë.’ Unë në lidhjen live nuk u tregova i sinqertë. Ishte momenti më i trishtë. Nuk doja të tregoja që ka ndërruar jetë, sepse kisha shpresë.”, tha Xhihani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img