Friday, November 28, 2025

Not-Suksesi në Kupën “Pavarësia 2025”, Kryebashkiaku Benet Beci pret ekipin e Vllaznisë me në krye trajnerin Kolë Shiroka

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tre ditë më parë, ekipi i notarëve të Vllaznisë që drejtohet nga trajneri Kolë Shiroka korri sukses në konkurimin e Kupës “Pavarësia 2025”, ku rezultatin më të mirë e ka arriti notari i talentuar Joel Golemi, i cili theu rekord kombetar ne garen e 400 meter stil i lire Kategoria C (9-10 vjeç) duke vendosur kohen e re 5:18:79 duke mundur kohen e vjeter 5:29.52 te Greis Koxhakut , nje rekord i mbajtur prej 9 vitesh. Ndërkohë që edhe klasifikimin ekipor, ekipi i Vllaznise Femra u shpall ekipi i dyte me i mire i aktivitetit, si dhe e zakonshmja Viki Tafrruku, fitoi vend te dyte si sportistja me e mire femer e aktivitetit, ndërsa Alessandro Hyso fitoi vend te dyte si sportisti me i mire mashkull i aktivitetit.

Suksesi i arritur nga notarët e Vllaznisë morën vlerësimin dhe konsideratën e kreut të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili sot ka pritur në zyrën e tij ekipin kuqeblu së bashku me trajnerin e tyre Kolë Shiroka.

Në Shkodër po rritet një brez i talentuar notarësh, të cilët i takova me shumë kënaqësi sot në zyrë.

Fëmijë që po kultivohen me pasion, punë dhe vendosmëri për sportin, duke vendosur rekorde dhe duke na bërë krenarë.

Me mbështetjen dhe përkushtimin e trajnerit të apasionuar, Kole Shiroka, ky ekip ka një të ardhme të ndritur.

Suksese të mëtejshme! ”, shkruan njëshi i Bashkisë Shkodër, Benet Beci në profiling e tij zyrtar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img