Bledar Devolli prezantohet në krye të Luftëtarit. Debutimi, të shtunën më 29 nëntor në Gjirokastër në sfidën kundër Apolonisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tashmë është zyrtare: Bledar Devolli është trajneri i ri i Luftëtarit. Tekniku rikthehet në vendilindje, aty ku hodhi hapat e parë si futbollist, tashmë me një tjetër rol, të drejtojë nga stoli skuadrën bluzi.

“AF Luftëtari njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në drejtimin e skuadrës. I rritur në familjen bluzi dhe me një eksperiencë të gjatë si lojtar e trajner, Devolli kthehet për t’i dhënë ekipit energji të re, stabilitet dhe frymë fituese.

AF Luftëtari i uron trajnerit Devolli punë të mbarë dhe suksese në të gjitha sfidat që na presin. Klubi, lojtarët dhe tifozët presin me besim një etapë të re, më të fortë dhe më kërkuese, me bindjen se së bashku do ta çojmë ekipin aty ku e meriton”, shkruhet në njoftimin e klubit gjirokastrit.

Devolli zë vendin e Besmir Shabanit dhe do të debutojë në krye të Luftëtarit të shtunën më 29 nëntor në Gjirokastër në sfidën kundër Apolonisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img