Në takimin Ndërkombëtar të Notit “International Sëim Meet Santa Claus – Talent Cup 2025″, të zhvilluar me datë 28 Dhjetor 2025 në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ekipi Future Sports Academy Shkodër – FSASH, mori pjesë me notarin Arbër Hysaj i cili garoi në 4 disiplina dhe mori gjithsejt 3 medalje Ari, 2 medalje Argjendi dhe 1 medalje Bronzi.Konkretisht:
Stil i lirë 50 metër Medalje Ari
Stil i lirë 50 metër Medalje Argjendi (Kategoria Open)
Stil i lirë 100 metër Medalje Ari
Delfin 50 metër Medalje Ari
Delfin 50 metër Medalje Bronzi (Kategoria Open)
Shpinë 50 metër Medalje Argjendi
Duhet theksuar se në garën 50 metër stil i lirë, Arbër Hysaj vendosi Rekord të ri Kombëtar për grupmoshën 13-14 vjeç me rezultatin 25.30 sekonda duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Lajdi Allaraj me 25.58 sekonda.
Ky rekord, së bashku me rekordin e 100 metër stil të lirë të vendosur në Nëntor të këtij viti, e bën notarin më të mirë Shqiptar në këta dy stile.
Po ashtu në renditjen e sportistëve më të mirë sipas moshave, për grupmoshën 13-14 vjeç, Arbër Hysaj u rendit i dyti me 1396 pikë.
Kujtojmë, se notari i talentuar shkodran Arbër Hysaj, spikati edhe në Turneun Ndërkombëtar të notit të zhvilluar një muaj më parë po në Shkup të Maqedonisë INTERNATIONAL SËIMMING MEETING, ku duke garuar në 6 disiplina fitoi 6 medalje: 4 medalje ari, 1 medalje argjendi dhe 1 medalje bronzi duke marrë dhe kupën si notari më i mirë për grupmoshën e 13-14 vjeçarëve.
Gaspër MARKU



