Nuk e grumbulloi me skuadrën në ndeshjen kundër Samsungspor, Rey Manaj, letër publike kundër trajnerit të Sivasspor, Riza Çalimbay

Ka një krizë Rey Manaj te Sivasspor. Sulmuesi kuqezi, i cili nuk ishte në skuadër për ndeshjen kundër Samsunspor, ka akuzuar trajnerin e tij, Rıza Çalımbay për vendimet e marra.

“Të dashur tifozë të Sivassporit, pas deklaratave për shtyp të bëra ditët e fundit, vendosa të pres ndeshjen për të mos krijuar polemika.

Dua të them se deklarata për shtyp e trajnerit pas ndeshjes së Bodrumspor më befasoi vërtet, sepse nuk më ka ndodhur kurrë më parë që një trajner të mos marrë përgjegjësi dhe të përpiqet t’i gjejë fajet te lojtarët e tij.

Edhe pse prej dy muajsh kisha një dëmtim, luftova me gjithçka që kisha në të gjitha ndeshjet dhe nuk hezitova të jap maksimumin. Gjatë këtij procesi, unë vazhdova luftën time duke përdorur ilaçe anti-inflamatore për të mos braktisur ekipin tim.

Nuk munda të frekuentoj stërvitjen për 3 ditë këtë javë për shkak të trajtimit tim dhe thashë se mund të stërvitesha në ditën e 4-të, por trajneri im gjeti një justifikim dhe i tha mjekut të klubit të mos stërvitesha nëse kisha akoma dhimbje, ai padyshim kishte një justifikim për të më larguar nga stërvitjet, mendoj se kjo ishte diçka e planifikuar paraprakisht.

Pas dy ditësh stërvitje pa ndërprerje, i thashë trajnerit dhe drejtorit sportiv se nuk isha 100% gati, por mund të nisesha nga stoli. Nuk i shmangem kurrë një detyrë që më është dhënë dhe mësova me mesazh se nuk më kishin përfshirë në skuadrën e ndeshjes dhe prita derisa autobusi të largohej nga klubi, me shpresën se do të bëhej një ndryshim.

Ndonjëherë egoja personale e trajnerit duhet të lihet mënjanë për të mirën e skuadrës, por për fat të keq ai gjithmonë e vendos egon para ekipit dhe rezultatet e tregojnë këtë.

Të dashur tifozë të Sivassporit, unë gjithmonë e kam dashur këtë klub dhe do të vazhdoj ta dua pavarësisht se në cilën ligë jemi, është e pamundur të përshkruash trishtimin dhe ndjenjat që po përjetoj tani”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu