Pushimet për skuadrat e Abisnet Superiore dhe disa ekipe të Kategorisë së Parë nuk do jenë të gjata, pasi aktiviteti sportiv rikthehet shumë shpejt.
Federata ka planifikuar që më 10 janar të zhvillohen ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë,një turne që tradicionalisht sjell surpriza dhe përballje delikate.
Në total 16-të ekipe do të zbresin në fushë me objektivin për të siguruar kualifikimin dhe për të vazhduar rrugëtimin drejt trofeut.
Do të luhen tetë sfida të ndara në dy orare të ndryshme,tre prej tyre do të startojnë në orën 13:00,ndërsa katër takime të tjera jan planifikuar për orën 16:00.
Ora e ndeshjes mes Dinamos dhe Besës mbetet ende për t’u përcaktuar.
Vëmendja pritet të jetë e lartë,veçanërisht te përballjet mes ekipeve të Abisnet Superiore,por edhe skuadrat e Kategorisë së Parë synojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi për të surprizuar dhe për të lënë gjurmë në këtë kompeticion.
Kështu në orën 13:00 Tirana do të luaj në fushën e saj përballë Skënderbeut,ndërsa dy duele mjaftë interesante do të luhen në po të njëjtën orë.
Partizani pret në shtëpi Burrelin,teksa në Ballsh përplasin brirët mes tyre Bylis dhe Laçi.
Në orën 16:00 do të luhen katër ndeshje të tjera ku Teuta-Vora dhe Elbasani-Flamurtari do të marin vëmendjen e tifozëve.
Ndërsa Egnatia pret në fushën e saj Apoloninë dhe Vllaznia do të përballet me Pogradecin në Shkodër.
Kalendari i ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë-Faza 1/8
Tirana-Skënderbeu(13:00)
Partizani-Burreli(13:00)
Bylis-Laçi(13:00)
Elbasani-Flamurtari(16:00)
Teuta-Vora(16:00)
Egnatia-Apolonia(16:00)
Vllaznia-Pogradeci(16:00)
Fatos LAMAJ


