Sunday, November 24, 2024

Nuk pranoi të përballej me ekipin nga Kosova, klubi serb heq dorë nga gara

Lexo

Vetëm një ditë pasi u njoftua se klubi i basketbollit Dunav nga Stari Banovac, degë e gjigantëve të Partizanit, do të përballej në Ligën e Basketbollit të Europës Veriore (ENBL), mësohet se kjo gjë nuk do të ndodhë. Arsyeja e tërheqjes së skuadrës është Sigal Prishtina, skuadra me të cilën do të duhej të luanin.

“Duke qenë se kjo është e papranueshme si për njerëzit e klubit ashtu edhe për Federatën e Basketbollit të Serbisë, është marrë vendimi që ekipi të tërhiqet nga Stari Banovc vetëm një ditë pas hyrjes në garë.

Edhe pse kishte një dëshirë të madhe që ekipi të provonte veten në skenën ndërkombëtare dhe të konkurronte me ekipe nga Polonia, Lituania, Izraeli, Republika Çeke dhe vende të tjera, këto kushte janë të papranueshme.

Basketbollistët e rinj në të cilët po llogarit Partizani në të ardhmen do të vazhdojnë të zhvillohen në Ligën e Basketbollit të Serbisë dhe një ndeshje e mundshme kundër Sigal Prishtinës do të ishte sipas rregullave nëse ajo skuadër do të pranonte të luante si përfaqësuese e Serbisë.”- njofton klubi serb.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img