Friday, April 26, 2024

Shkodranët Tomas Kiri, Aron Jukaj dhe Ensar Tafili, pjesë e kombëtares U-18 për miqësoret ndaj Malit të Zi

Lexo

Tre futbollistë shkodranë të moshës 18 vjeçare janë në listën e trajnerit të kombëtares U-18 Ardi Behari për ndeshjet miqësore që kuqezinjtë tanë do të luajnë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre të Malit të Zi.

Ndër to, dy janë përfaqësues të ekipeve të tjera në kampionatin shqiptar, dhe vetëm njëri i Vllaznisë. Bëhet fjalë për portjerin Tomas Kirin që prej dy sezonesh luan me Tiranën, portjerin tjetër Aron Jukaj të Vllaznisë dhe Ensar Tafilin, nipin e futbollistit Alsid Tafilit, sulmuesin që luan për ngjyrat e Partizanit.

Sipas njoftimit bërë nga FSHF, Shqipëria U-18 do të zhvillojë duke nisur nga e shtuna përgatitjet për dy ndeshjet miqësore me Malin e Zi në datat 8 dhe 10 dhjetor. Miqësorja e parë do të luhet në Shkodër me datë 8 nëntor, ora 12:00 në stadiumin ‘Reshit Rusi’ dhe e dyta në Podgoricë me datë 10 nëntor, ora 13:00 në kompleksin e Federatës Malazeze në Podgoricë.

Trajneri Ardi Behari ka ftuar për këto dy miqësore 23 lojtarë, të cilët do të kenë mundësinë të shfaqin cilësitë e tyre përgjatë 6 ditëve të grumbullimit, por gjithashtu një mundësi shumë e mirë edhe për stafin kuqezi për të vëzhguar nga afër lojtarët e talentuar të kësaj grup-moshe dhe për të përgatitur boshtin e ekipit Kombëtar në sezonin e radhës.

Një pjesë e këtyre lojtarëve kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipeve kombëtare. 11 prej këtyre futbollistëve aktivizohen në kampionatin vendas, teksa pjesa tjetër e lojtarëve aktivizohen në radhët e ekipeve që luajnë në kampionatet europiane, në Itali, Hollandë, Greqi, Austri etj, emrat e të cilëve janë sugjeruar nga skautet e FSHF-së në Europë.

Skuadra e drejtuar nga Ardi Behari do të grumbullohet fillimisht në Durrës, ku do të zhvillojë stërvitjet në kompleksin ‘Tropikal’, ndërsa të hënën do të udhëtojë drejt Shkodrës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img