Sfida Erzeni-Vllaznia do të hapë javën e dytë të “Abissnet Superiore”, e cila do të nisë nga ora 16:00 në “Egnatia Arena”. Por, tensioni mes dy ekipeve ka nisur që sot. Kanë qenë tifozët e Erzenit ato që kanë “ndezur” situatën me anë të provokimeve në rrjetet sociale.
Nuk ka vonuar shumë dhe klubi shijakas ka reaguar me anë të një deklarate në rrjetin se tij zyrtare duke u distancuar provokimet e tifozëve te tyre.
Deklarata zyrtare:
“Deklaratë,
Ne si klub dhe qytet distancohemi nga statuset apo komentet e bëra nga faqet e fansave në rrjetet sociale, në kuadër të ndeshjes së radhës.
Çdo fans apo klub mik është i mirëseardhur pa dallim për të ndjekur sportivisht ndeshjet ku klubi i Erzenit është pritës.
KF Erzeni KF Vllaznia”