Saturday, July 27, 2024

PSV mund thellësisht Rangers, dhe së bashku me Antwerp e Copenhagen kualifikohen në fazën e grupeve të Champions

Lexo

Tre ndeshjet e fundit të fazës Play-Off që përcaktuan kualifikimin në fazën e grupeve janë luajtur mbrëmjen e së mërkurës ku janë përcaktuar dhe tri skuadrat e fundit që sigurojnë fazën e grupeve të Champions

PSV, Antwerp dhe Copenhagen. Janë këto tri skuadrat e fundit që kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për në fazën e grupete të Champions League pas ndeshjeve të kthimit të play off.

Fitore e çmendur e holandezëve të PSV, të cilët mposhtën Rangers me rezultatin 5-1. Pas barazimit në ndeshjen e parë, në ndeshjen e kthimit në “Philips Stadion” dopieta e Saibari, Jong, Veerman dhe autogoli i Goldson nuk lanë vend për diskutim në çështjen kualifikim. Goli i vetëm për Rangers u shënua nga Tavernier.

Kampionët e Belgjikës, Antëerp kanë dhuruar surprizën e mbrëmjes duke mundur AEK të Athinës në shtëpi me rezultatin 2-1. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, belgët kanë arritur të triumfojnë dhe në atë të kthimit duke siguruar biletën për në fazën e grupeve.

Danezët e Copenhagen nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Rakoë, por falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë kanë të drejtën të shijojnë fazën e grupeve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img