Saturday, November 23, 2024

Olsi Rama: Egnatia-Partizani, nuk duhej të luhej, sot. Drejtori i Partizanit, mendon se ishte shpejt dhe aq më tepër në këtë stadium ku ndodhi tragjedia me Rafael Duamenën

Lexo

Prononcimi i drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama, pas ndeshjes, Egnatia-Partizani, 1-1

“Dua të kujtoj edhe një herë me respekt Duamenën, për atë që i dha futbollit shqiptar për ato pak muaj. Kjo ndeshje sipas mendimit tim nuk duhej të luhej këtu, për asnjë arsye nuk ka pse nuk fillohet në javën e ardhshme. Nuk duhej që të përjetohej edhe një herë drama që u përjetua në fillim, i duhej dhënë lojtarëve të Egnatias mundësinë të shkonin në fushë tjetër e e pastaj të ktheheshim këtu e mbaronim ndeshjen që kishim nisur.

Fatkeqësisht kishim limitime me ndërrimet se lojtarët i kishim me probleme, se Albani bëri operacion ndërsa Buxhelaj erdhi me probleme nga U21, luanim me emergjencë. Kishim 3 ndërrime dhe përfunduam me 9 lojtarë. Bytyçi e ka ende të mpirë këmbën, shpresojmë të kemi gjë të lehtë. Preka ka shkuar me ambulancë në spital për të bërë grafi që të shohë gjendjen e shpatullës.

Abilaliaj? Mendoj që në momentin që presidenti Demi i dha detyrën, ai ka qenë trajner që më parë, për mua ka qenë. Më mirë që është edhe zyrtarisht dhe i kam uruar sukses që në fillim e shpresoj që të vazhdojë me ecuri pozitive.

Rastet? Ky është futbolli, unë kam përshtypjen që dy pritjet e Qirkos në fundin e pjesës së parë ishin në pozicion jashtë loje të Egnatias. Besoj se po të ishin bërë gol do të ishin anuluar. Bëri nja dy pritje shumë të bukura edhe në të dytën, për atë punë është marrë dhe më vjen shumë mirë që po tregon vlerat e veta.

Lojtarët janë profesionistë, por duhet të shihnit emocionet e të gjithëve, sidomos të Egnatias, panë lot në sytë e tyre. Do e përkujtojnë për shumë kohë, edhe ne që e pamë live apo. Mendoj që nga ana etike i duhej dhënë mundësia që të luhej përpara një ndeshje tjetër. Unë nuk kam parë një kampionat serioz ku për çfarëdo arsye, të anulohet java dhe të vazhdohet po me atë javë.

Nuk mund të them se janë me diferencë më të mirat, por Partizani dhe Egnatia janë dy skuadra që punojnë seriozisht. E kam evidentuar edhe më parë që Egnatia po bën rritje të programuar mirë me infrastrukturën e stadiumin, shpresoj që të kujdesen më shumë për fushën që të mos bëhet shkak për të mosdhënë maksimumin. Por është edhe Tirana gjithmonë në luftë, kam parë ndeshje të mira nga Skënderbeu e Laçi. Mendoj se aty ku është klasifikimi, reflekton atë që ka ndodhur në këto javë, do ta tregojë fusha në vijim:” tha ndër të tjera, Olsi Rama për “MCN” në përfundim të ndeshjes, Egnatia-Partizani, 1-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img