Saturday, July 27, 2024

Paqe në sfidën, Egnatia-Partizani. Mbetet në fuqi, barazimi 1-1 i ndeshjes së pare, ndërprerë në minutën e 24-të

Lexo

Egnatia-Partizani 1-1(Shënues: Malota 11’/Bintsouka 13’)

Egnatia:Sherri,Lila,Xhemajli,Malota,Musta,Zejnullai,Aleksi,Fernando,Spahiu,Paulauskas,Isgandarli Trajner:Edlir Tetova

Partizani:Qirko,Bytyçi,Preka,Sembene,Rrapaj,Mehmeti,Gueie,Murataj,Taipi,Cara,Bintsuka Trajner:Arbër Abilaliaj

Gjyqtarë:Eldorjan Hamiti,Ridiger Çokaj,Elvis Gjoka(Lezhë),Erjon Bastari(Tiranë) Var:Florjan Lata(Durrës) Avar:Dorjan Maletaj(Tropojë) Delegat:Besnik Çela(Tiranë) Vëzhgues:Mentor Sopjani(Elbasan)

Është mbyllur në barazim ndeshja mes Egnatias dhe Partianit. Skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në sfidën e riluajtur në “Egnatia Arena”. Kjo përballje u ndërpre më 11 nëntor për shkak të atakut kardiak që pësoi Rafael Duamena. Ditën e sotme skuadrat nisën lojën me homazhe në nder të ish-kapitenit të rrogozhinasve,teksa loja rifilloi në minutën e 24-të.

Por, përpara fillimit KF Egnatia organizoi një ceremoni homazhi në nderim të ish-sulmuesit dhe kapitenit të tyre, duke vendosur foton përkujtimore në pistë. Ndërkohë, që nga ana e tyre i është kushtuar edhe një këngë përkujtimore ish-kapitenit të ndjerë. Të dy ekipet hynë në fushë me fanellën ku është stampuar fotoja e Duamenës dhe vendosën lule te fotoja e ganezit dhe në fund përfaqësuesit bënë një foto në nderë të sulmuesit të ndjerë, ceremoni që u shoqërua me duartrokitjet e të pranishmëve. Para ndeshjes u mbajt edhe një minutë heshtje në nder të Duamenës.

Sa i përket kronikës së lojës, pjesa e parë nuk pati shumë raste të pastra, me ekipet që kërkonin më tepër të merrnin nën kontroll lojën. Pjesa e dytë do të ishte më e luftuara, ku rastet ishin sa nga njëra portë në tjetrën. Portierët do të ishin protagonistë me pritjet e tyre në këtë duel që disa herë u thanë “JO” sulmuesve.

Gjatë 90 minutave nuk do të kishte ndryshim rezultati me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë në duelin e kreut. Tashmë Egnatia dhe Partiani vazhdojnë të bashkëkryesojnë me nga 27 pikë dhe ndajnë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë në tabelën e klasifikimit. Kujtojmë Partizani ka dhe një sfidë më shumë për të zhvilluar atë ndaj Teutës,e vlefshme për javën e parë të Superiores.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img