Wednesday, July 16, 2025

Opinion nga Adriatik Dosti, për humbjen e thellë 5-0 të Egnatias në Islandë

Lexo

Reagim personal

Ndoqa ndeshjen e kthimit te turit te pare kualifikues te Ch- L….mes kampiones se Shqiperise Egnatia dhe kampiones se Islandes Breidablik.

Rralle mbaj mend nje paraqitje te nje ekipi shqiptar ne kupat e europes si ky i Egnatias.

Nje ndeshje mizerrabel nga ana jone, nje futboll anakronik…nje skuader pa vizion, pa shpirt, pa ide, pa moral, pa koncept, mizerrabel fizikisht, teknikisht e taktikisht …e qe nuk shkoi njehere ne porten kundershtare, nuk gjuajti njehere e nuk ndertoi asnje aksion e nuk pati asnje rast tipik shenimi.

Pesoi 4 gola qe ne pjesen e pare… e humbi ndeshjen dhe u mund 5 – 0 …mori 5 kartona te verdhe …zhgenjeu ne cdo drejtim dhe saktesisht me ate se si u paraqit ne Islande pa frike mund te thuash se loja , humbja e rrezultati perbejne nje nga faqet me te zeza te skuadrave shqiptare ne europe…futboll provincial e kooperativash…ndeshje turpi e per tu harruar nje ore e me pare.

E kur mendon se ajo qe ne e quajme skuadra me e mire e futbollit shqiptar …kampionia e Shqiperise dhe dominuese e Superliges shqiptare deshton turpshem ne keto 2- 3 sezonet e fundit europiane ku mundet dhe eliminohet ne fushe te vet nga skuadra armene, boshnjake e se fundi islandeze …eshte vertet per te vene duart ne koke e per tu keqardhur per ate se ne c’nivel ka rene e eshte katandisur futbolli shqiptar…

Fakti qe Superliga shqiptare renditet e 48 nga 55 vendet antare te UEFA nuk ka me nevoje per asnje lloj komenti.

Humbja turperuese e poshteruese e Egnatias ne Islande 0- 5 perballe Breidablik per mua eshte shuplaka e rende dhe e pa meshireshme qe dikush i jep fallsitetit te Superliges shqiptare si dhe nje shuplake po kaq e forte edhe ndaj vete Presidentit te futbollit shqiptar e zv.Presidentit te UEFA …Armando Dukes …eksperimentuesit banal, aventurierit te pa turp , deshtakut e shkaterruesit total te futbollit shqiptar prej vitesh.

Deshtimet e turpeshme radhazi te skuadrave shqiptare ne kupat e europes e humbjet pa limit te kombetareve te te gjitha moshave te Shqiperise …zbritja e Shqiperise A ne Nations League nga grupi B ne C….renia ne vendit e 68 ne renditjen e fundit te FIFA s’ kane nevoje per asnje lloj komenti tjeter e nuk i shpeton dot asnje lloj justifikimi.

Turp i madh.

A.R.D

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img