Një ndeshje për të mos u humbur…
Edhe pse stadiumi “Arena Kombëtare” rezervon vetëm 1085 bileta për tifozeritë, që vijnë në Tiranë si udhëtues, aq sa i takon 5% sipas rregullores së UEFA-s dhe FIFA-s, tifozët ultras të Hajdukut të Splitit, “Torcida”, kanë udhëtuar si asnjë tifozeri tjetër në Shqipëri.
Deri në orën 18:00 tifozët kroatë të Hajdukut, kanë blerë me shumë se 2400 bileta, në sektorin pas porte, në tribunën që mban emrin e legjendës së DINAMO-s Vasillaq Zëri. Po ashtu, kroatët kanë blerë bileta në tribunën kryesore dhe në sektorin përkarshi.
Kjo është ndeshja e parë dhe përbën rekord, që një skuadër udhetuese sjell një numër kaq të madh tifozësh në Tiranë…
Forca DINAMO…