Wednesday, November 19, 2025

Opionin nga Prof. Dr. Xhevdet Zekaj: Miqësisht për profesor Redin. Futbolli nuk matet vetëm me shije televizive kampion!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Redi nëse do ta thoshte dikush tjetër sdo ta vlerësoja fare, por në respekt të një analisti profesionist si ty po shkruaj pak fjalë.

Kampion është kollaj të gjykosh nga studioja, por shumë më e vështirë të kuptosh realitetin e fushës edhe për një kampion si ty, që kërkon nivel e cilësi, standard modern në futbollin shqiptar.

Absolutisht je ndër më të mirët analist në media, dhe miku im Redi, por kur thua se “Egnatia ka rënie dhe nuk ka më shkëlqim”. Habitem pak fare dhe po e trajtoj në disa këndvështrime këtë reagim miqësor me ty.

Por le ta pyesim drejt: a e di vëlla që “Egnatia” këtë sezon ka më shumë pikë se në fazën e parë të vitit të kaluar, kur u shpall kampione, pra tre pikë më shumë?

Sezoni 2024–2025 (pas fazës së parë):

  • Partizani: 16 pikë
  • Egnatia: 15 pikë
  • Dinamo City: 15 pikë

Sezoni 2025–2026 (pas fazës së parë):

  • Vllaznia: 19 pikë
  • Egnatia: 18 pikë
  • Elbasani: 17 pikë

Apo për ju “shkëlqimi” është vetëm kur topi sillet kot mes mbrojtësve, apo me kë e krahasoni kur flisni për zbehje dhe dobësin? Apo dhe tek ju Egnatia lshtë skuadër province?

Çfarë quhet “futboll i bukur”? Në Shqipëri dhe botë? Kush është referimi?

Redi për mendimin tim supermodest:

Futboll i bukur” quhet ai stil loje që ndërthur teknikën, fantazinë, shpejtësinë dhe harmoninë kolektive, duke e kthyer ndeshjen në spektakël estetik për publikun. Në botë, referenca klasike mbetet Ajaksi i Mishelsit e Kroifit,Brazili i Pele-së, Zico-s apo Ronaldinhos, Milani i Sakit që revolucionarizoi futbollin, por edhe Barcelona e Guardiolës dhe Messit me “tiki-taka”-n e saj që ndryshoi lojën moderne dhe dominoi futbollin.

Në Shqipëri, “futboll i bukur” lidhet me skuadra që luajnë me pasime të rrjedhshme, lojë ofensive dhe iniciativë — si Dinamo, Flamurtari e Tirana të viteve ’80 apo kf “Egnatia” e viteve të fundit — që përpiqen të fitojnë jo vetëm me rezultat, por edhe me stil unik.

Nëse është ai që s’fiton dhe kur luan bukur, apo ai që fiton dhe kur luan keq, atëherë po të kujtoj se edhe Real Madridi duhej quajtur “pa shkëlqim” kur u mbyll në mbrojtje me Barcelonën, apo vjet me Manchesterin e Guardiolës.

Po Manchester City, me 2 miliardë paund investime, i fiton të gjitha ndeshjet me spektakël? Jo! Por dhe nuk i justifikon.

Sepse futbolli modern është rezultat, strategji dhe ekuilibër — jo vetëm iluzion për sytë televizivë.

“Egnatia” është sot modeli serioz e modern sportiv në Shqipëri, bashkë me disa skuadra, konkurenca sot në Abissnet Superiore është shumë e madhe, dhe kur kërkohet rezultat duhet dhe pak durim.

Rudi, klubi bëri dalje, edhe për bilanc ekonomik, po luan me 6 lojtarë të rinj në formacion dhe do duhet pak kohë që grupi të jetë gati.

Një klub që punon me filozofi europiane, me infrastrukturë moderne, respekton kontratat, ka transferuar futbollistë në Serinë A, dhe prodhon futboll pa asnjë mbështetje politike, pushtet qëndror ose vendor, aoo dhe një media që futbolli është Tirana, a ke ardhur fhe ti nfo jëhetë më Rrogizhinë, por me një tifozeri të vogël por besnike, me një super mbrojtje, i mirëpret edhe vrejtjet e tua Redi, por mendoj se SHKËLQIM ËSHTË REZULTATI DHE FAKTI QË ASNJË SKUADËR NUK VJEN PËR FITORE me “Egnatian”!

Natyrisht është serioze dhe i bukur në rezultat, është skuadra që ka krijuar e krijon më shumë raste, që ka zotëruar më shumë topin dhe që ka një mbrojtje solide, dhe ka një filozofi tetoviane fituese.

A do bëhet më e mirë? Po, patjetër — por duhen edhe pak kohë dhe durim, ashtu si ka thënë edhe trajneri kampion Tetova.

Në një vend ku ligji i sportit është rrënues dhe antifutboll, ky stabilitet është fitore më e madhe se çdo gol spektakolar.

Prandaj them me bindje: Egnatia po ka bevojë për kohë, por edhe kritizerë profisionist si ty e Çarçanu, e të tjerë…

Kështu që pak respekt për një skuadër që po e mban lart dinjitetin e futbollit shqiptar.

“Egnatia” nuk kërkon duartrokitje për pasime, por për rezultate. Dhe ato flasin vetë.

Faleminderit Redi për vërejtjet dhe këshillat!

Edhe 5 % të jenë të vërteta — na bëjnë shumë mirë!

Forca Egnatia!

Shënim: Ky reagim miqësor është shkruar si gazetar sportiv , dhe aspak si zëdhënës i “Egnatia-s”.

Prof. Dr. Xhevdet Zekaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img