Sunday, June 22, 2025

Organizoi me sukses Kampionatin e Parë Botëror të Futbollit në Shkodër-Velipoj, IPA Shqipëri merr vlerësime maksimale në Takimin e 30-të të Vendeve të Mesdheut – Trikala, Greqi

Lexo

Për shkodranët, shqiptarët, por edhe për mbi 500 pjesëmarrësit e 40 ekipeve nga vende të ndryshme të botës, akoma janë akoma të freskta emocionet që përcolli Kampionati Botëror i Futbollit i IPA, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër nga data 4-8 qershor.

Një kampionat që shpalli ekipin shqiptar me trajner Ardian Zhuraj kampion për meshkuj, ndërkohë që këtë trofe për femra e fitoi ekipi i Anglisë.

Por, përpos suksesit në fushën e lojës, organizata policore IPA Shqipëri me drejtues, Skënder Doda president dhe Ardian Zaganjori zv.president, mori përgëzime dhe vlerësime maksiale nga ana e drejtuesve të organizatës botërore IPA, për organizimin model të këtij aktiviteti.

Vlerësimet për IPA Shqipëri kanë vijuar edhe në Takimin e 30-të të Vendeve të Mesdheut – Trikala, organizuar ditën e djeshme në Greqi, i cili pasqyrohet edhe në njoftimin zyrtar të IPA Shqipëri.

NJOFTIM ZYRTAR

Pjesëmarrja e Delegacionit të IPA Seksion Albania në Takimin e 30-të të Vendeve të Mesdheut – Trikala, Greqi

IPA Seksion Albania mori pjesë me krenari në takimin e 30-të të vendeve të Mesdheut të zhvilluar në qytetin Trikala të Greqisë, ku u vlerësua maksimalisht kontributi dhe përpjekja jonë në organizimin e Turneut të Parë Botëror IPA në Futboll, mbajtur në Shkodër dhe Velipojë në qershor 2025.

Në këtë takim prestigjioz, delegacione nga vendet pjesëmarrëse dhanë vlerësime pozitive, duke theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti për forcimin e lidhjeve mes anëtarëve të IPA-s në nivel global. U identifikuan gjithashtu disa pika për përmirësim në të ardhmen, të cilat do të shërbejnë si bazë për ngritjen e standardeve organizative në evenimentet e ardhshme.

Lajmi i madh: Organizimi i Takimit të 31-të të Vendeve të Mesdheut të IPA, ose siç u quajt simbolikisht “numri i shansit”, iu besua pikërisht IPA Seksion Albania. Ky është një akt besimi nga IEB (Bordi Ekzekutiv Ndërkombëtar) dhe një përgjegjësi që na nderon.

Duke qenë krenarë për këtë besim të treguar ndaj nesh, shprehim bindjen se ky takim do të jetë një tjetër sukses ndërkombëtar i IPA Seksion Albania, në vazhdën e suksesit të Turneut Botëror në Futboll.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img